
Kush e ka radhën në SPAK. Flet Spartak Ngjela!
Dritare.net
Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV tha se politikanët e shqetësuar e kanë kuptuar qartë që SPAK-u do të vërë drejtësi në Shqipëri dhe të korruptuarit do të duhet të japin llogari.
“Kur erdhi Blinken në Tiranë e tha qartë që SPAK-un e drejton Amerika. Gjithë trupa paguhet nga SHBA-të dhe jo nga buxheti shqiptar, dhe dua të theksoj se kanë paga tejet të larta. Është amerika që ka marrë përsipër luftën antikorrupsion dhe ata janë të vendosur t’ia dalin. SPAK i ka trembur të gjithë të korruptuarit sepse po kërkojnë shpjegime se ku i kanë gjetur pasuritë, pronat që kanë politikanët në Shqipëri dhe si i kanë fituar ato para. Kjo ditë do të vinte në Shqipëri. Dhe po vjen nëpërmjet SPAK-ut. Nëse i kanë me djersën e tyre atëherë nuk do t’i hyjë asnjë gjemb në këmbë. Nëse i kanë me para të korruptuara, atëherë do të duhet të japin llogari. SPAK është një institucion i pavarur dhe kush është i korruptuar duhet ta masë mirë veten. Ata që shqetësohen janë të korruptuar”, tha avokati Spartak Ngjela./L.F-dritare.net

















