Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti pas takimit me Merkel: Nuk kemi nevojë për Open Ballkan!

Kurti pas takimit me Merkel: Nuk kemi nevojë për Open Ballkan!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kancelaren Angela Merkel është shprehur qartë se Procesi i Berlinit është rruga e vetme drejt BE dhe s’ka nevojë për variante të tjera alternative, duke qëndruar sërish kundër nismës “Open Balkan”.

“Për vendet tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë. Ato janë sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta është demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura, kundër autokratëve. E treta ballafaqimi me të kaluarën, nuk lejon kriminelë të luftës aq më pak në pushtet dhe e katërta reciprocitet e balancë i pakicave në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan. Katër elementë të rëndësishëm për paqen, sigurinë e rrugën drejt BE”- tha Kurti.

Kurti foli edhe për deklaratën e kryeministrit Rama ku tha se Kosova po bën teori konspirative sa i përket iniciativës “Ballkani i Hapur”.

“Unë nuk e di për çfarë teorie konsipracioni është këtu, është dashur ta pyesni, unë nuk e di. Po ua tregoj qëndrimin tim, Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe s’ka nevojë për iniciativa tjera”, tha Kurti./A.B-dritare.net