Kurti: Më 14 shtator doli e vërteta, Serbia nuk ka bërë kurrë propozim!
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka komentuar takimin në Bruksel, për konfliktin me Serbinë.
Kurti tha se propozimi në Bruksel ka qenë vetëm nga qeveria e tij dhe se Serbia nuk ka bërë kurrë propozime për uljen e tensioneve.
Sakaq shtoi se përfaqësuesit e BE-së kanë ecur me asimetri në lidhje me bisedimet mes dy vendeve, pasi nuk është treguar e vërteta mbi Serbinë.
“Refuzimi i të ashtuquajturit propozim nuk është bërë më 14 shtator por në 19 korrik, më sollën atë që ishte refuzuar, nuk duhet të vinte më. Në takim kishte vetëm një propozim, e ka nxjerrë zëdhënësja, jo Lajçak. Ne kemi bërë propozime dhe më herët, në fund doli që pala tjetër nuk ka bërë propozime kurrë. Më 14 shtator doli e vërteta, pala serbe ska bërë propozime. Kjo është asimetria në këto bisedime, se kam ditur nëse BE ka informacion, që pala serbe s’ka bërë propozime”, tha Kurti./M.K-dritare.net