Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester City

Kupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester

Paradë fantastike me “Treble Tour” në kryeqytetin shqiptar,e skuadrës legjendare të Premier League e cila do të ofrojë mundësi të pafundme edhe për talentet shqiptare për trajnim dhe karrierë në arenën kontinentale.

Kupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester

Skuadra fituese e ekampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për tifozët shqiptarë, “Citizens”që po shtojnë radhët me tifozë edhe në vendin e “Shqiponjave”nga dita në ditë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me Durrës City FC. Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group dhe kompleksi I ri, do të jetë i gjashti nën ombrellën e ekipit anglez. Administratori i Dyrrah City Football Club, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët, me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart yjet e trajnerit Guardiola.

Kupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester

Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen në 17 Prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog(COD) të Kryeministria, e më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania” në 18 Prill. Sigurisht premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester City. Këto e shumë të tjera ëndërrojnë tifozët shqiptar, nën një klimë që do të ndizet më shumë këtë verë me impenjimin e kombëtares në Euro 2024.

Kupat ikonike të futbollit zbarkojnë në Tiranë me Manchester

Shqipëria e trajnerit Sylvinho do të luajë në Europian në një grup ferri me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë./dritare.net