Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kundërshtoi deklaratën e Borrell për situatën në Veri, Rama: BE nuk e priti mirë qëndrimin tonë!

Kundërshtoi deklaratën e Borrell për situatën në Veri,

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka komentuar refuzimin e deklaratës nga Brukseli për situatën në Veri të Kosovës.

Rama tha se kjo deklaratë e Borrell u kundërshtua pasi situate në veri ka ndryshuar dhe se BE duhet të paraqesë një të dytë, të përditësuar.

Sakaq shtoi se edhe pse ky qëndrim nuk u prit mirë ngë BE, vendi ynë nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

“Kemi theksuar domosdoshmërinë që publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht, të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një deklaratë të dytë mbi zhvillimet e padiskutueshme. Na thanë që kjo nuk ishte e mundur tani, dhe ne na kërkohej linjëzimi me të. Përgjigja jonë ishte negative dhe ky qëndrim i Shqipërisë nuk u prit mirë nga Brukseli. Ne jemi të keqardhur por jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që presim për veprimet e Serbisë, ka të bëjë me ç’balancimin total në këto momente dramatike. Situata mund të përkeqësohet nga ora në orë, nga dita në ditë”, tha Rama./M.K-dritare.net