Kumbaro: Shqipëria, destinacion i qëndrueshëm për turizmin e përgjegjshëm!
Dritare.net
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në ‘Facebook’ shkruan se në dita botërore e Turizmit e gjen Shqipërinë në vitin më të artë pas një sezoni të frytshëm turistik.
Kumbaro thekson se në këtë ditë duhet të rimendohen dhe rikonceptohen zgjedhje që përdorin asetet e turizmit në paqe të plotë me natyrën dhe biodiversitetin.
“Mirëmëngjes, në Ditën Botërore të Turizmit që këtë vit e gjen Shqipërinë në vitin e artë të tij, me sezonin që ende vazhdon, por s’do të thotë aspak që e kemi “kry”, përkundrazi na nxit çdo ditë të rimendojmë dhe rikonceptojmë zgjidhje që përdorin asetet e turizmit në paqe të plotë me natyrën, tokën, biodiversitetin.
Këto sfida prezantojmë edhe sot gjatë takimeve në #Riyadh gjatë organizimeve kushtuar Ditës Botërore të Turizmit, në një udhëtim “të gjelbër” me kolegë ministra nga e gjithë bota, nën dirigjimin e Organizatës Botërore të Turizmit #UNËTO që e kemi mbështetëse në promovimin e Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm i turizmit të përgjegjshëm”, ka shkruar ministrja./M.K-dritare.net