Kumbaro: Më 6 dhjetor shpallim fituesit e studios arkitekturore, për lumin Vjosa!
Dritare.net
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në rrjetet sociale ka njoftuar konkursin ndërkombëtar të Dizajnit në fokus lumin Vjosa.
Kumbaro krahas videos informuese shkruan se më 6 dhjetor shpallen fituesit e Konkursit Ndërkombëtar, një nisëm transformuese për të përmirësuar peizazhin ekologjik dhe kulturor përgjatë Vjosës.
“Ditë të mbarë me lajmin e bukur se më 6 dhjetor shpallim studion arkitekturore fituese të Konkursit Ndërkombëtar të Dizajnit për Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, një “odë pritjeje” me sqimën e ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare por edhe një stacion informimi për një udhëtim unik, të sigurt dhe përvojë të paharruar të vizitorëve në park”, shkruan Kumbaro./M.K-dritare.net