Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kumbaro: Mbroni bukuritë e natyrës, të prekshme nga ndryshimet klimatike!

Kumbaro: Mbroni bukuritë e natyrës, të prekshme nga ndryshimet

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka ndarë pamjet nga pylli i Qukapikëve ku është takuar me të rinjtë për të diskutuar çështjet e natyrës dhe ndryshimet klimatike.

Kumbaro thekson se në këto çështje sensitive duhen diskutuar sa më shumë, për të mbrojtur natyrën.

“Pylli Qukapikëve” na mirëpriti në një prej ndalesave gjatë vizitave në terren, pjesë e trajnimit të gazetarëve të rinj dhe pasionantë për çështjet e natyrës dhe të ndryshimeve klimatike, që tani po i shohim, i ndjejmë dhe prekemi më shumë se kurrë prej tyre.

Biseduam në grykëderdhjen e Bunës si pjesë edhe e zonave të mbrojtura, për informacionin që na duhet nga terreni dhe krejt bukuritë e natyrës që t’i njohim e t’i mbrojmë duke filluar nga edukimi dhe informimi publik”, shkruan Kumbaro./M.K-dritare.net