Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kukësi, qarku i parë që përfundon procesin e numërimit. Ja rezultati!

Kukësi, qarku i parë që përfundon procesin e numërimit.

Qarku i Kukësit është i pari që ka përfunduar procesin e numërimit të votave në një afat kohor prej 24 orësh.

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka fituar bindshëm ndaj socialistëve duke marrë 19,845 vota ose 53.4%. Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 11,322 vota ose 30.5%.

Të përkthyer në mandate, PD 2, ndërsa PS 1.

Partia Socialdemokrate (PSD) renditet e treta duke marrë 5,082 vota ose 13.7%.

Deputetët e PD

1-Flamur Hoxha (lista e mbyllur)

2-Elvira Peka (lista e hapur, siguroi 1282 vota)

Deputeti i PS

3-Eduard Shalsi (lista e mbyllur)

Rezultatet e votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, qarku Kukes:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 19,845 vota – 53.4%

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 11,322 vota – 30.5%

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 5,082 vota – 13.7%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 284 vota – 0.8%

Partia Mundësia ka marrë 263 vota – 0.7%

Lëvizja Bashkë ka marrë 115 vota – 0.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 90 vota – 0.2%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 42 vota – 0.1%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 51 vota – 0.1%

Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 44 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 3 vota – 0.0%/E.P-dritare.net