Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kufjet dhe tharësja/ Nuk do ta besoni cilat zhurma na dëmtojnë veshin!

Kufjet dhe tharësja/ Nuk do ta besoni cilat zhurma na dëmtojnë

Ekspozimi kronik ndaj zhurmave të larta kontribuon në humbjen e dëgjimit. Faktorë të tjerë, të tillë si dylli i tepërt i veshit, mund të zvogëlojnë përkohësisht sa mirë veshët tuaj përcjellin tingujt. Ju nuk mund të ktheni shumicën e llojeve të humbjes së dëgjimit. Megjithatë, ju dhe mjeku juaj ose një specialist i dëgjimit mund të ndërmerrni hapa për të përmirësuar atë që dëgjoni. Për të mësuar më tepër se si të mbrojmë veten nga pasojat e Covid-19, Dritarja e Doktorit ishte këtë javë pranë mjekes otorinolaringologe (ORL) Anjeza Kuçi.

E pyetur se si e dëmtojmë veshin gjatë jetës së përditshme ajo tha se zhurmat e larta ishin ndër kontribuesit kryesorë. Ajo tha se nëse zhurmat kalojnë 60 decibel ato dëmtojnë veshin dhe dëmet shpesh mund të jenë të parikthyeshme.

“Është dëmtimi i nervit të dëgjimit. Në grupmoshat e reja, në përditshmërinë tonë vjen nga shfrytëzimi i ambienteve me zhurmë apo edhe jetës së natës në përditshmëri. Tani duhet krijuar një kujdes i veçantë. Nga ana tjetër kemi përdorimin jo adekuat të kufjeve, shpesh teksa dëgjojmë muzikë me zë të lartë pra me volumin e zërit që që e dëmton nervin e dëgjimit. Të gjitha aparatet që prodhojnë muzikë kanë një nivel të caktuar deri ku duhet mbajtur niveli optimal i dëgjimit që mbi këtë nicvel shkakton dëmtim të nervit të dëgjimit dhe këto pastaj janë dëmtime kronike. Pra ajo që nuk na dëmton dëgjimin është deri në 60 decibel. Nëse zhurma kalon në nivele më të larta pra psh në nivelin e tharëses, zhurmat e trafikut apo të rinjtë që punojnë në call centre pra që kalojnë një kohë më të gjatë në efektin e zhurmës, janë ndryshime kronike të cilat pacentët mund të vijnë t’i referojnë edhe pas disa muajsh dhe pastaj këto ndryshime mund të bëhen edhe të parikthyeshme”, u shpreh Anjeza Kuçi./M.K/dritare.net