
Kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë moti sot!
E Premte 23 Shtator 2022, 08:08
Dritare.net
Vendi do të vijojë të ndikohet nga masat e qendrueshme. Moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e përkohësisht mesatare në zonat malore. Në alpe shi i izoluar i dobët.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare. Në bregdet përkohësisht e vrullshme.
Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri 18°C
në zona e ulëta 8 deri 24°C
në zona bregdetare 12 deri 24°C/M.T/dritare.net

















