Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryetari i Komunës në Kosovë: Të mbyllet gjithçka, të hamë bukë e kripë për 3 javë!

Kryetari i Komunës në Kosovë: Të mbyllet gjithçka,

Kryetari i Komunës së Malishevës në Kosovë, Ragip Begaj, ka thënë se janë të shqetësuar pas konfirmimit edhe të 17 rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë së fundmi.

Ai ka propozuar mbylljen totale të komunës, ndërsa ka thënë se qytetarët të hanë bukë e kripë për 2-3 javë.

“Kërkojmë që qytetarët të izolohen këto ditë. Ky është apeli im ndaj qytetarëve të Malishevës. Bukë e krip për 2-3 javë që ta ruajmë jetën tonë. Nuk kemi frikë dhe jam i bindur Zoti jep jetë dhe merr jetë, jemi besimtarë dhe do ta kalojmë këtë situatë. Mbyllemi për pak ditë që ta kalojmë këtë të keqe”, ka thënë Begaj për mediat e Kosovës./ I.M-Dritare.net