
Kryesimi i OSBE/ Ambasadorja Kim përgëzon Ramën: Udhëheqje e suksesshme, në një vit të vështirë
E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 12:12
Dritare.net
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përgëzuar Shqipërinë për udhëheqjen e suksesshme të OSBE-së. Përmes një postimi në Twitter Kim shkruan se, vlerëson vendosmërinë e kryeministrit, Edi Rama për çështjen e Bjellorusisë, agresionit rus etj.
“Urime Shqipërisë në udhëheqjen e suksesshëm të OSBE-së përmes vitit më të vështirë. Vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë kritike.”-shkruan Kim./K.C/dritare.net

















