Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në intubim!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në intubim!

Gjendja e Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas është përkeqësuar. Siç bën me dije Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, gjendja e Fortlumturisë së tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Kryepiskopi është shtruar që në datën 3 janar.

Në njoftim thuhet se Kryepiskopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

'Athinë, 10.01.2025

Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas

Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit'- thotë njoftimi./E.P-dritare.net