
Kryeministri Rama tregon shkollën e re në Durrës: Për marshallah!
E Shtunë 21 Nëntor 2020, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video të shkollës së re "Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull të Durrësit. Pas tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rindërtua.
Sipas projeksionit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkolla duhet të akomodojë një numër prej 50 fëmijësh në ciklin parashkollor dhe 480 nxënësish në ciklin 9-vjeçar, për një total prej 530 nxënësish.
"Me një tjetër shkollë për marshallah, "Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net

















