 
		                       Kryeministri Rama surprizon Giorgia Melonin për ditëlindje, ja çfarë i dhuroi!
		                        	E Mërkurë  15 Janar 2025, 10:10
		                            
		   	    			Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, ka surprizuar homologen e tij të Italisë, Giorgia Melonin, gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata morën pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.
Kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë Melonit, i ulur në gjunjë, një dhuratë për ditëlindje, pasi ajo feston sot, 15 janar, 48-vjetorin.
Siç shihet edhe në pamje, Rama i ka dhuruar homologes së tij një shall dhe më pas ja vendosur në kokë.
Rama shpjegoi se shalli është bërë nga një prodhues italian, i cili u zhvendos në Shqipëri dhe u bë shtetas shqiptar./E.P-dritare.net



 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       