
Rama në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e kujdesit për natyrën
Dritare.net
Me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, duke vlerësuar rolin e grave në mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore të vendit.
Në postimin e tij, ai ka sjellë mesazhet inspiruese të Gentës dhe Irmës, dy gra nga zonat e mbrojtura të Shqipërisë, të cilat janë bërë simbol i përkushtimit dhe dashurisë për natyrën. “Natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë,” shkruan Rama, duke theksuar se kontributi i secilit prej nesh është thelbësor për të ruajtur këtë pasuri të përbashkët.
Dita Botërore e Rojeve Mjedisore shënon një moment të rëndësishëm reflektimi dhe vlerësimi për punën e palodhur të atyre që qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së natyrës, ndërsa thirrja për më shumë ndërgjegjësim dhe përfshirje mbetet gjithmonë aktuale./L.F-dritare.net

















