
Kryeministri publikon pamjet. Ja efektet e para të futjes së teknologjisë digjitale në Rinas!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga terminali i ri i aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave lehtëson shumë të gjithë fluksin e hyrjeve përmes këtij aeroporti.
Rama thekson se sot ka pesë herë më pak radhë në hyrje falë teknologjisë digjitale.
“Terminali i ri në Rinas, ku sot ka pesë herë më pak radhë në hyrje, falë teknologjisë digjitale të leximit automatik të pasaportave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në 31 korrik u vendos në punë sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje të aeroportit ndërkombëtar në Rinas.
Kalimi përmes barrierës digjitale me leximin digjital të pasaportës është një proces që zgjat më pak sesa gjysmë minuti dhe lehtëson shumë të gjithë fluksin e hyrjeve.
Përveç qytetarëve shqiptarë, në teknologjinë e re për leximin e pasaportave përfshihen edhe qytetarët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe./Xh.Xh/dritare.net

















