Kryeministri mbledh drejtuesit e qarqeve/ Balla: Lista e deputetëve do të ndryshojë sipas preferencës së qytetarëve!
Dritare.net
Kryeministri Rama, ka mbledhur sot në selinë e PS, drejtuesit e 12 qarqeve të vendit. Kjo është mbledhja e parë me drejtuesit e qarqeve për vitin 2021. Taulant Balla në një deklaratë për mediet ka thënë se në mbledhje është diskutuar vijueshmëria e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
“Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe në takimet që raportohet vijueshmëria e fushatës si dhe përpërgatitjet për fitoren e 25 prillit dhe kjo e sotmja ishte një mbledhje raportuese, kemi hyrë në periudhën parazgjedhjeve dhe jemi të detyruar të respektojmë kodin zgjedhor. Sot do mirëpresim delegacionin e ODHIR-it për të vazhduar komunikimin për zgjedhje të lira, se për ne është e rendësishme që PD-ja t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Sa për pyetjen e procesit e të kandidaturëve biem dakord që PS-ja ka bërë proces shumëplanësh për këtë, jam krenar që kemi përmbyllur platformën “deputeti që duam": ku u dhamë mundësi profesionistëve nga mësues, fermerë, të konkurrojnë dhe tashmë kemi arritur në një grup shumë të mirë, që kanë vendosur të jenë me ne, kjo ka qenë një pikë e diskutimeve të sotme. Jam i sigurt se në të gjithë qarqet do kemi përfaqësues nga ky proces. Kemi përmbyllur një proces tjetër, për të vlerësuar ekipin aktual të deputetve ku morëm feedback pozitiv, ku PS-ja do diskutojë dhe listën përfundimtare. Për shkak të dritares dhe mundësisë që ka ofruar kodi zgjedhor lista e kandidatëve do jetë uniformë në të gjitha qarqet, në shumë lista në shumë qarqe lista do ndryshojë për shkak të preferencës së qytetarëve. Ne i kemi pothuajse gati , po po bëjmë konsultime që ta kemi sa më të përfaqësuar. Ku është një proces që po ecën shumë mirë”, ka thënë Balla./M.M-dritare.net