Kryeministri francez vaksinohet me AstraZeneca
E Premte 19 Mars 2021, 17:05
Dritare.net
Kryeministri francez Jean Castex, 55 vjeç, u vaksinua sot. Ai mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Vaksinimin e bëri live për të përcjellë mesazhin se vaksina është e sigurt dhe efektive. Pas një pauze të shkurtër, shumë vende evropiane i kanë hapur sërish rrugën vaksinimit me AstraZeneca. Kjo vaksinë në Francë do t'u jepet vetëm njerëzve të moshës 55 vjeç e lart. Pritet që edhe kryeministri britanik Boris Johnson të marrë dozën e parë të vaksinës./L.F-dritare.net