Kryemadhi: Unë kam faj për Alqi Bllakon, skuth që ka bërë namin!
Dritare.net
Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme për aferën e inceneratorëve ku është përplasur ashpër edhe me gazetaren Klodiana Lala.
Ndërsa është pyetur nga Lala përse denoncimi është bërë tani, Kryemadhi tha se nuk është kjo çështja ku duhet fokusuar, duke shtuar se nuk duhet të bëhen pjesë e lojës së PS për të luftuar njëri tjetrin. Ajo ka thënë më ironi se fajin për Alqi Bllakon, Lefter Kokën dhe grabitjet e Edi Ramës e ka ajo.
Debati:
Kryemadhi: Je gazetare investiguese shko merri në intervistë të gjithë. Mos u shfokusoni për t'u bërë pjesë e lojës së PS për të luftuar njëri-tjetrin. Kjo është pika e dobët dhe jo fajet e Monikës. Unë e kam fajin për Alqi Bllakon, një skuth, hajdut ordiner, Unë e kam fajin edhe për Lefter Kokën. Unë e kam fajin edhe për Edi Ramën për grabitjet. Unë nuk e dija se nuk më tregonte njeri, se unë jam gruaja e Ilir Metës.
Gazetarja Klodiana Lala: Juve ju përgjigjet Bogdanit dhe deklaruar se keni të gjitha faturat? A keni informacion se cilët janë eksponentë politik që fshihen pas këtyre kompanive. A keni të dhëna për të konfirmuar që na tregojnë se ku kanë përfunduar paratë. Që këtu është vjedhur dhe inceneratori i Tiranës është 128 mln dhe nuk punon këtë e dimë,
Kryemadhi: 128 është deri në fund, e ka kontratën për 6 vite. s’mund të thuash sot është 128. Kryetari i skemës, piramida është Edi Rama, avokati është Erion Veliaj. Këtë e zbardh SPAK. Ka një padi për Edi Ramën, Vleiaj, Subashin, Alqi Bllakon, ka padi për Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Sot ke vetëm dy njerëz që i përdori Edi Rama ke dhe kompaninë e inceneratorëve, ku bëhen vetëm fatura. Skemën nuk e bën dot pa një miratim nga kryeministria…Për buxhetin e bashkisë Tiranës ka hyrë buxheti i shtetit. Paratë janë në llogarinë e Klodian Zotos. Por vetë është në kërkim Klodian Zoto, llogaritë bankare të Klodian Zotos janë bllokuar?/M.K/dritare.net