Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi thirrje Ramës dhe qeverisë: Mos kurseni për shëndetin e nxënësve, ashtu si nuk kurseni për koncensionet

Kryemadhi thirrje Ramës dhe qeverisë: Mos kurseni për

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, duke shpërndarë një video të një nxënësi që thotë se kanë një rast pozitiv në klasë, shprehet se qeveria duhet të marrë masa konkrete për shëndetin e nxënësve.

"Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione."-shkruan Kryemadhi./ I.M-Dritare.net