
Kryemadhi: Socialistët e gjejnë veten pranë LSI, Rilindja shkàtërroi emrin e PS
Dritare.net
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Shkodër ku u takua me strukturat e partisë së saj. Kryemadhi u shpreh se, ka shumë socialistë që e gjejnë vetën pranë LSI-së, sepse sipas saj Rilindja e shkatërroi emrin e PS-së.
“Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish kryetarin e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër. Të ripërsëris atë që tha edhe Goni, në fakt tashmë nuk ka dallim LSI dhe socialist, sot jemi të gjithë bashkë. Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të Kryeministrit, 2 ministra të qeverisë, Zëdhënësi i Kryeministrit, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër e të tjera me radhë. Dhe sesi arroganca, mungesa e dëshirës apo e të paktën dhembshurisë ndaj atyre familjeve kishte kaluar çdo limit.”,- tha Kryemadhi./K.C/dritare.net

















