Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: S’kam pse ta mbroj Metën, ja nga kush ka frikë Rama!

Kryemadhi: S’kam pse ta mbroj Metën, ja nga kush ka frikë Rama!

Në një takim me strukturat në Devoll, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se, nuk ka përse ta mbrojë Metën, pasi presidenti u ka mësuar si të mbrohen. Kryemadhi thotë se, Rama ka frikë sepse Meta nuk bën kompromise. Sipas saj, Rama ka frikë edhe nga gratë naftëtare.

“E dëgjoj që bërtet e ulërin nuk kam pse ta mbroj unë Metën, se Meta na ka mësuar ne sesi të mbrohemi. Bërtet për presidentin. Edi Rama ka pasur frikë sepse Ilir Meta nuk bën kompromis për xhepat e Edi Ramës për inceneratorët që paguan median për të zhdukur fjalën incenerator, sepse gropat e plehrave nuk janë gjë tjetër vetëm se grabitja e parave. Ka frikë nga gratë naftëtare u grabit dhe naftën, nafta e Shqipërisë shitet më pak se çdo naftë e vendeve të tjera. Njerëzit e kanë kuptuar sesi Edi Rama po grabit, ky njeri që kurrë nuk është votuar, e ka marr pushtetin me kompromise. Ilir Meta është zgjedhur me votat e deputetëve si kryetari i Parlamentit, dhe më pas në vitin 2017 si president me votat e PS-së dhe LSI. Nuk ka ardhur asnjëherë në krye si një rezultat i kompromisit. 25 prilli është dita e fundit e mbretërimit kriminal. Sot i ka filluar numërimi mbrapsht, ne nuk do të ndalojmë duke u takuar, por nuk do të ndalojmë duke biseduar me ju e duke ju nxitur që të shkoni të votoni. Të kthehen të gjithë të rinjtë sepse kthimi i tyre do jetë referendum për t'i dhënë fund këtij sekti grabitqar. Kjo është një nga detyrat tona.”- thotë Kryemadhi./K.C/dritare.net