Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi-Ramës: Më mirë shekspiriane, se një bastard që mohon fëmijën!

Kryemadhi-Ramës: Më mirë shekspiriane, se një bastard

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë sot se, kryeministri, Edi Rama e prishi Teatrin Kombëtar sepse ëndërroi gjithë jetën të luajë në atë skenë, por nuk ia arriti.

“Me bandat e tij, me strukturat rrënoi një shtet të tërë. Ky zotëri që flet për maketet fëmijënore kur do të shlyejë defiçencat e tij në fëmijëri, nuk mund të shlyejë atë që i ka bërë. Flet për projekt-ide për teatër me vlerë 30 milionë euro, duhet t’ua japë qytetarëve që s’kanë bukë të hanë. Ky flet për fasadë dhe luks. Të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, të shohë bizneset si kanë falimentuar, të shohë si janë hequr qytetarët nga puna. Si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave dhe ujit, të marrin pension.
Ky që u thotë artistëve dhe regjisorëve, që ëndërroi një ditë të luajë aty në atë skenë, pasi paaftësia dhe mediokriteti nuk e lanë të ishte i duartrokitur në atë skenë, por ishte i përbuzur. Më mirë shekspiriane se i dhunshëm, dhe një bastard që mohon fëmijën e tij.
Nuk do dalë njeri pa shpaguar atë që u kanë bërë shqiptarëve. Kulmi arriti me shqiptarët, me identitetin, me atë që kërkon të shkatërrojë identitetin dhe trashëgiminë kulturore.
E shkatërroi arsimin, sistemin arsimor. Kurrikulat nuk kanë asgjë për dinjitetin kombëtar por nuk ekzistojnë si komb për Edi Ramën.
Ky njeri që thotë unë jam shumica. Përkundrazi nuk është shumica. Ky është rrëmbyes i votës së lirë. Ky njeri vetëm ka kopjuar gjithë jetën. Rama nuk çlirohet dot nga zinxhirët e krimit të organizuar. Prandaj ik të shpëtosh veten dhe njerëzit.”,- tha Kryemadhi.

Ndërkohë, Kryemadhi i është përgjigjur edhe deklaratës së kryeministrit, ku ky i fundit tha se: “Monika është me Volterin!”

Kryemadhi i përgjigjet duke thënë: “Ky që na thotë ne Shekspirë. Më mirë shekpieriane se një bastard që mohon fëmijën e tij, se sa e dhunshme... Për ta bërë të qartë. Nuk do të rrijë njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë qytetarëve.

Ky njeri që i është servirur shoqërisë si një modern një njeri me mendje të hapur por në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse shkatërrues. Ky njeri që thotë jam shumica ky është hajdut i shumicës grabitës i votës së lirë.

Ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri që gjithë jetën ka kopjuar. Meqë kishte merak Volterin, Volteri thotë se është i vështirë të çlirosh budallenjtë nga zinxirët që ata adhurojnë. Se çliroj dot Edi Ramën nga krimi i organizuar, prandaj çliro veten dhe shpirtin tënd.

Volteri ia ka thënë shumë bukur... Unë i urrej femrat sepse ata e dinë gjithmonë se ku janë gjërat. Prandaj Edi Rama unë i di ku janë gjërat, ti e ke shitur Shqipërinë peng.”/K.C/dritare.net