Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Rama kishte tepsinë, tani i ka mbetur vetëm teli i enëve!

Kryemadhi: Rama kishte tepsinë, tani i ka mbetur vetëm teli i

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për "Open" në Top Channel ka folur për kryeministrin Rama për të cilin thotë se më parë ishte me tepsi, tani ka mbetur vetëm me telin e enëve për të larë tepsinë. Sipas saj, kryeministri Rama do të fusë fletëvotimi në qendrat e votimit, por komisionerët nuk duhet ta lejojnë këtë gjë.

"Më parë Rama ishte me tepsi. Tani ka ngelur me telin e enëve për të larë tepsinë. Rama do të kërkojë që të fusë fletëvotimi në qendrat e votimit dhe komisionerët nuk duhet të lejojnë askënd të ndërhyjë. Kjo ka ndodhur dhe në rastet e banorëve të rrethinave, i kanë marrë numrin e kartës së identitetit, kanë futur fletët dhe votimit në kuti. Kjo nuk mund të ndodhë më sepse aq shenja gishtërinjsh do të jenë, aq fleta votimi do të jenë. Cfarë bën PS? Mendon se mund të intimidojë rekrutuesit. Komisioneri blihet kollaj se do të jap 10 fletë ty, 10 tjetrës e 10 tjetrës dhe t'i me një qendër votimi e bën kollaj. Mjafton të nxjerrësh 1/3 të fletëve jashtë shenjave dhe thotë hajde kthehemi nga fillimi", tha Kryemadhi./M.M-dritare.net