
Kryemadhi: Rama i frikësuar, më kënaq. S'ka shans të marrë vendin e parë!
Dritare.net
Në një intervistë për News24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se kryeministri Rama tani është në panik për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Sipas saj, Rama po lufton që të dalë forcë e tretë ose e katërt, pasi e PS-ja forcë e parë, për Kryemadhin është e pamundur.
Është një veprim në panik. Më kënaq veprimtaria e Ramës që tregon se është i frikësuar. Çdo ditë që kërcet këmbët tregon që rezultate e zgjedhjeve të ardhshme nuk e ndalojnë dot rotacionin që do të vijë me zgjedhje të lira e të ndershme. Politikisht do të thoja le ta bëjnë sepse do të kemi kënaqësinë më të madhe për të treguar në të ardhmen shqiptarët, për të treguar shembullin e njerëzve që marrin peng dhe që do të kenë shpagimin dhe dënimin për këto veprime, por nga ana tjetër do të më vinte keq pasi një veprim do ta çonte Shqipërinë në një drejtim të paditur. Por po ja u bëj të qartë, s’ka shanse Edi Rama sikur të ketë gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t. Mos shikoni vetëm sondazhet e rrjeteve sociale”, tha Kryemadhi./L.F-dritare.net

















