Kryemadhi prezanton programin e LSI: Prioritet, punësimi dhe ekonomia/ Ja për çfarë kemi rënë dakord me opozitën!
Dritare.net
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka prezantuar programin politik të partisë së saj, për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj, punësimi dhe ekonomia do të jenë prioritete të panegociueshme të LSI-së.
"Ne si LSI e kemi tashmë të gatshëm dhe prezent programin tonë. Kemi një program që ka në thelb punësimin, një punësim të mirëpaguar, rimëkëmbjen e ekonomisë, arsim për brezin e ri, ku rinia duhet të jetë konkurruese me vendet fqinjë, pse jo në gjithë botën. Është koha për ndryshim dhe shqiptarët kanë nevojë për ndryshim të shpejt dhe të menjëhershëm. LSI ka hartuar politika me efekt të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë. Politikat tona janë reale dhe të detajuara. Punësimi dhe ekonomia janë prioritet për ne dhe të pangeociueshme. Punësimi është jetik për të kthyer besimin te shqiptarët. Çlirimi i Shqipërisë nga monopolet, ulja e taksave, krijimi i zonave të lira ekonomike do të kthejnë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve për të cilën është e domosdoshme fuqizimi i ekonomisë shqiptare. Kemi rënë dakord për taksën 9% me opozitën, por ne si LSI angazhohemi që të përjashtojmë nga taksat çdo familje që ka të ardhur 35 mijë lekë në muaj”, tha Kryemadhi. Ne propozojmë që brenda 5 muajve të miratojmë rimbursimin e 5% të cdo blerje me përjashtim të cdo shpenzimeve që behen nga entet publike. Do të krijojmë mundësinë për të formalizuar konsumin. Kjo do të risë të ardhurat e familjes shqiptarë. Kjo nismë kërkon vetëm vullnet politik. Sot më shumë se kurrë edhe biznesi edhe qytetari e kërkon shtetin partner dhe nuk kërkon një xhelat mbi kokën e tij. Me programin, garancia rinore do të mbështesin sipërmarrësit e rinj. Të rinjtë përballen me sfida të mëdha. Një sistem arsimor cilësor është zgjidhja për të garantuar një punë të mirëpaguar që të qëndrojnë këtu dhe ta konsiderojnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Ne do të realizojmë një reformë arsimore duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit. Do të mbështesim arsimin me 5% të PPB-së. Me planin tonë ne do të garantojmë mbështetje për fermerët për të rritur prodhimin. Fermerët do të mbështen për njësitë e prodhimit dhe shqiptar. Zero TVSH për zinxhirin e prodhimit, shqiptarët do të ushqehen më mirë dhe më lirë", ka thënë Kryemadhi. /M.M-dritare.net