
Kryemadhi: Më 25 prill Shqipëria drejt Europës, Edi Rama drejt gropës!
Dritare.net
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim në Njësinë 2 në kryeqytet. Kryemadhi theksoi se pas 25 prillit, LSI-ja do përpiqet ta dërgojë Shqipërinë drejt Evropës. Ndërsa shtoi, se djemtë e vajzat shqiptare, duhet ti dalin për zot familjes, e flamurit kombëtar.
"Nuk e diskutoj fitoren e 25 prillit për ekipin e mrekullueshëm të Tiranës dhe sidomos të Njësisë 1 dhe 2, por ju uroj suksese në punën tonë mbas 25 prillit, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës dhe jo siç po e çon Edi Rama me sorrat e tij drejt gropës. Gropa që Edi Rama hapi për shqiptarët, do të bjeri vetë brenda. Sepse qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, e kanë dhënë fjalën e tyre, që më 25 prill do të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, do të votojnë burrat dhe gratë që i dalin për zot këtij vendi, që i dalin për zot familjeve, që i dalin për zot Shqipërisë, që i dalin për zot flamurit kombëtar”, tha Kryemadhi./M.M-dritare.net

















