Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: LSI mbështet njerëzit e thjeshtë, vota për numrin 6 e kthen 25 prillin në festë!

Kryemadhi: LSI mbështet njerëzit e thjeshtë, vota për numrin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,publikoi pamjet nga takimi në Laprakë, ndërsa thekson se atmosfera e mbështetësve të partisë së saj është elektrizuese. Në videon e postuar në profilin e saj në “Facebook”, Kryemadhi thekson se LSI-ja është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullsisë.

"Elektrizuese atmosfera e mbështetësve të LSI në Laprakë. LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullsisë. Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë ndryshim shtohet dita ditës dhe vota për nr. 6 e kthen 25 Prillin, në ditën e festës së madhe për ndryshimin që meritojnë të gjitha familjet shqiptare, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.Laprakë",shkruan Kryemadhi./M.M-dritare.net