Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Lista e LSI është fituese, duhet të triumfojë vota e lirë!

Kryemadhi: Lista e LSI është fituese, duhet të triumfojë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur sot fushatën elektorale në Tiranë. Kryetarja e LSI-së në fjalën e saj tha se më 25 prill shqiptarët duhet zgjedhin nëse duan të jetojnë këtu apo të kthehen në azilkërkues në Evropë.

"Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë. Të kenë një qeveri evropiane për integrimin apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore. Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim pushtetesh apo një qeveri që është në dorë të një personi dhe merr peng të gjithë pushtetet. Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grusht i vogël oligarkësh. Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj. Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet. Vetëm LSI do të mblidhte qindra të mijëra të rinj e të reja në sheshin "Nënë Tereza". Lista e LSI-së është ajo fituese, e këtë e tregon kjo pjesëmarrëse në këtë shesh. Lista e LSI është fitorja e të rinjve dhe të rejave, fitorja e të gjithë shqiptarëve. Ka vetëm një alternativë, përballë profesionistëve, të LSI ndodhen rilindasit që grabiten vendin, e braktisën.