Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Rama i vuri maskat që të mos njihen njerëzit

Kryemadhi: Rama i vuri maskat që të mos njihen njerëzit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar sot se përse kryeministri, Edi Rama i vuri maskat me detyrim në çdo ambient. Sipas saj, Rama i vendosi maskat, sepse çon të njëjtët njerëz në takim në Tiranë, Durrës dhe nuk do që njerëzit t’i njohin.

“Jam e qetë sepse çdo ditë minimumi takoj 100-150 veta. Takoj policë që ulërasin për mënyrën se si i trajton shteti i tyre. Takoj mjekë që kanë pagë 480 mijë lekë dhe u thuhet të blejnë maska dhe dezinfektonte. A e dini ju pse ka vendosur maska ai? Sepse të njëjtët njerëz i çon në takime edhe në Tiranë, edhe në Durrës dhe u vë maska që të mos i njohin. Të ndryshosh Kushtetutën nuk e ndryshon votën. Taktikat elektorale nuk të shpëtojnë. Nuk do të guxojë njeri të trokasë në derën e një qytetari për ta kërcënuar për vendin e punës. Unë e njoh Edi Ramën shumë mirë. Është bërë tre herë kryetar bashkie me LSI-në. Në 2013 fitoi për shkak të LSI-së dhe në 2017 për shkak të PD-së. Një herë që kishte LSI-në kundër humbi. Edi Rama është frikacak edhe përpara shoferit të tij.”- tha Kryemadhi./K.C/dritare.net