
Kryemadhi: Ja kush janë drejtuesit politikë të LSI në qarqe!
E Hënë 18 Janar 2021, 22:10
Dritare.net
Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj nëpër rrethe.
Sipas saj, në Vlorë do të jetë Luan Rama, në Lezhë Agron Tusha, në Shkodër do të jetë Agron Çela, në Fier Kejdi Mehmetaj dhe Monika Kryemadhi, në Elbasan vetë Monika Kryemadhi, në Durrës Elona Guri dhe Bahri Shaqiri, në Berat janë Ardit Çela dhe Bernard Nona, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi dhe në Korçë Endrit Brahimllari. Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe dy deputetët e larguar, Nasip Naçon dhe Lefter Kokën, për të cilët ka thënë se nuk janë firmëtarë të partisë së saj, por thjesht deputetë./M.M-dritare.net

















