
Kryemadhi flet për programin e LSI: I realizueshëm jo në 5 muaj, por në 5 ditë
Dritare.net
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka premtuar sot se, partia e saj do të jetë e qartë, e pastër dhe e kthjellët në 5 prioritetet e saj. Sipas Kryemadhit këto 5 pika, janë të mundshme jo në 5 muaj, por 5 ditë: “Nëse Monika sot si kryetare e LSI do jetë e qartë, e pastër dhe e kthjellët në 5 prioritetet që janë të mundshme, jo në 5 muaj por në 5 ditë. Jam e bindur se qytetarët do e kenë shumë më komodë të shprehin vullnetin. Detyrat s’kanë të bëjnë vetëm me programin, por respekt për veten tonë, për ne që jetojmë e militojmë në parti, por dhe detyrë e partive t’i bëjnë këto. Jemi mësuar të dëgjojmë demagogji me slogane, por në fund në familje e shtëpi s’e kanë mundësuar injektimin e premtimeve. Edhe ne jo se s’kemi bërë, kemi bërë programe.”,- u shpreh Kryemadhi./K.C/dritare.net

















