Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi flet pasi u paraqit në SPAK: Zero komunikim me Metën

Kryemadhi flet pasi u paraqit në SPAK: Zero komunikim me Metën

Deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, duke thënë se do të përballet me padrejtësinë.

“Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pret që ka ngritur SPAK ndaj meje, kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore, do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente".

Pyetjes nëse ka komunikim me zotin Meta në burg, Kryemadhi iu përgjigj:

"Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta”, tha Kryemadhi./L.F-dritare.net