Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Do të mbrojmë prodhimin vendas, që shqiptarët të ushqehen më mirë dhe më lirë!

Kryemadhi: Do të mbrojmë prodhimin vendas, që shqiptarët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar në “Facebook” pikat kryesore të programit të LSI-së, në sektorin e bujqësisë. Sipas saj, bujqësia, blegtoria dhe agropërpunimi janë sektorë kryesorë ekonomikë që rrisin mirëqënien dhe vendet e punës.

"Gjysma e shqiptarëve jetojnë me bujqësi. Shumë prej tyre jane në kufijtë e mbijetesës. Ndërkohë që shqiptarët shpenzojnë rreth 80% të të ardhurave të tyre për ushqim.Ndërkohë që sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30% te nevojave për ushqime. Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë. Fermerët shqiptarë do të mbeshteten drejtpërdrejt për të rritur prodhimin. Rreth 200 milionë euro në vit do te investohen për fermerët për të ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës, do të mbështeten për njësi prodhimi. Mbështetje direkte do të ketë për çdo të imët apo gjedh të lindur dhe te therur, për çdo zog dhe shpend per mish, që shqiptarët të ushqehen me prodhimet “Made in Albania”, e jo t’i ushqejë bota. Do të vendosim TVSH ) % në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, që shqiptarët të ushqehen mirë dhe më lirë. Do të mbështesim industrinë ushqimore dhe do të hapim qindra vende pune.Ne e mbajmë fjalen!", ka thënë Kryemadhi.