
Kryemadhi: Basha, këlyshi që ia futi Berishës. Vodhi 4 mandate nga LSI dhe ia dha PS-së!
Dritare.net
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli ditën e sotme për zgjedhjet e fundit parlamentare ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi tha se Basha i ka dorëzuar Ramës 4 mandate që duhet t’i merrte LSI, duke ia vjedhur kësaj partie. Ajo tha se opozita u tradhtua nga Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Më 25 prill katër mandate ia vodhi PD-ja-LSI-së dhe ia dha PS-së. I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. E kam thënë që në nëntor unë këtë. Po pse kush ia futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu”, tha Kryemadhi./M.K/dritare.net

















