Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: 25 prilli, dita e ndëshkimit më të rëndë për Ramën!

Kryemadhi: 25 prilli, dita e ndëshkimit më të rëndë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi postoi në Facebook një videomesazh gjatë një takimi elektorale. Kryemadhi u shpreh se, bota rrotullohet rreth shqiptarëve, jo rreth Ramës, Metës e Bashës. Kryetarja e LSI-së tha se 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit më të rëndë të rilindjes.

“25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia. Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona.”, shkroi Kryemadhi në Facebook./K.C/dritare.net