
Kryebashkiaku i Mirditës me koronavirus!
E Shtunë 25 Korrik 2020, 16:04
Dritare.net
Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj, është infektuar me koronavirus. Burimet për media, bëjnë me dije, se ai është karantinuar në shtëpi, që prej disa ditësh. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa nuk ka shfaqur simptoma të rënda./L.F-dritare.net

















