Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryebashkiaku Disha: Montazh qesharak nga opozita! Nuk kam thënë kurrë që 7 mijë shqiptarë u nisën në Athinë!

Kryebashkiaku Disha: Montazh qesharak nga opozita! Nuk kam thënë

Kryebashkiaku i Librazhdit Mariglen Disha përmes një postimi sqaron se video-mesazhi i transmetuar në një emision televiziv me imazhin e tij, është montazh.

Disa sqaron se opozita ka përdorur një fraze të tij lidhur me takimin e Ramës në Athinë, duke e përdorur për propagandë.

“Jua kuptoj hallin që kanë. Të braktisur nga njerëzit pasi i kanë zhgënjyer dhe nëpërkëmbur, nuk e pranojnë dot një sallë të tejmbushur si asnjëherë më parë me emigrantë shqiptarë që me sakrifica e ndershmëri jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqinë fqinje.

Nuk është thjesht mllefi ndaj Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama por dyshoj në fakt se është mllefi ndaj bashkëkombësve tanë ai që i shtyn këta të mjerë të bëjnë montazhe qesharake si ky i transmetuar në emisionin Piranjat. Jam pyetur prej tyre sa mendoni se është numri i personave të pranishëm në atë takim dhe jam përgjigjur 7000. Me paturpësi, këtë përgjigje e kanë montuar duke e shkëputur nga konteksti dhe e kanë qepur sipas nevojës së propagandës së tyre bajate sikur të pranishmit në takim ishin marrë me vete nga Shqipëria. Një qepje ordinere që keqpërdor në ekstrem përgjigjen time tjetër për tjetër gjë! Një takim i tillë me vlera patriotike, pa dallime partiake dhe me krenarinë e madhe që kemi për emigrantët nuk mund të përbaltet nga një portal që ka për qëllim klikimet dhe keqinformimin e publikut.

Krenarë për emigrantët shqiptarë në Greqi të cilët dhe njëherë treguan vlerat dhe punën e tyre të jashtëzakonshme”, shkruan Disha./M.K-dritare.net