Kriza e koronavirusit/ A do të ulej në një tryezë me Ramën? Ja si përgjigjet Basha!
Dritare.net
Në një konferencë për shtyp, të mbajtur online, lideri i opozitës Lulzim Basha foli për krizën që ka shkaktuar koronavirusi, në vendin tonë. Basha u shpreh se qeveria ka buxhet për të përballuar këtë krizë. Ai kërkon që të anulohen kontratat koncensionare apo dhe rialokimet për shpenzime operative apo dhe ato të luksit.
Basha u pyet nga gazetarët nëse do të ulej në një tryezë me kryeministrin, Edi Rama për të diskutuar për mënyrat për daljen nga kriza. Ai tha:
“Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.”
Fjala e Bashës:
“S’ka nevojë që të merreni me modelet e vendeve që kanë fuqi të tjera. Le të rrimë tek Kosova, Maqedonia e veriut,. Për të parë se si zgjidhen problemet dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit. Ne kemi propozuar një paket ë të plotë, që ka të bëjë me aspektin e masave në shëndetësi, detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Efektet e shtresave në nevojë dhe se si mund të garantojmë mirëfunksionimin e institucioneve në këto kohë krize. Përgjigja për pyetjen se ku ti gjej paratë është e qartë; anulo kontratat koncensionare 120 mln euro. Rialoko 140 mln euro, nga shpenzimet operative, luksi, që s’janë domosdoshmëri në kohë krize. Kjo do të administronte një situatë 2-3 mujore krize. Buxheti k a dhe rezerva të tjera për të përballuar krizën. Mos të shohim Amerikën, por Kosovën. Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.”/K.C/dritare.net