Kriza e koronaviorusit çon BE-në drejt shpërbërjes?
Dritare.net
Kriza që ka shkaktuar koronavirusi në tërë Europën, duket se ka ngritur pikëpyetjet e mëdha, nëse projekti i Unionit Europian do të mund të rezistojë pas kësaj situate.
Komisioneri për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni tha se: “Është e qartë se dallimet ekonomike midis vendeve evropiane, në vend që të zvogëlohen përballë një krize si kjo, ato po rriten. Do të jetë shumë e vështirë ta mbajmë bashkë projektin evropian”.
Të enjten, Gjermania dhe shtetet e tjera veriore të BE-së e refuzuan një propozim të mbështetur nga nëntë vende, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, për të ashtuquajturat “bono-detyrime për koronën”.
Paratë do të jepeshin në emër të Eurozonës, ndërsa do të ishte borxh i të gjitha shteteve, por kjo gjë është refuzuar, dhe ka shkaktuar krisjen e parë në union.
“Kemi nevojë për një instrument të ri të garantimit të papunësisë dhe një plan për mbështetjen e biznesit”, tha mes tjerash komisioneri./ I.M-Dritare.net