Kripa rrit rrezikun për shfaqjen e ekzemës! Ja studimi!
Dritare.net
Dietat që kanë më shumë kripë se zakonisht shtojnë rrezikun e shfaqjes së ekzemës. Këtë tregoi një studim i fundit nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko.
Studiuesit zbuluan se një gramë kripë më shumë në ditë rrit rrezikun me 11% të shfaqjes së ekzemës te të rriturit, shkruan dritare.net.
Gjetjet bazohen në mostrat e urinës dhe të dhënat mjekësore nga 215,832 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Pesë % ose 10,839 e pjesëmarrësve u diagnostikuan me ekzemë dhe iu dha trajtim.
Ka disa arsye pse konsumimi i tepërt i kripës lidhet me ekzemën. Studiuesit kanë zbuluar se natriumi ruhet në lëkurë. Natriumi mund të shkaktojë inflamacion në trup dhe të dhënat epidemiologjike sugjerojnë se dieta e një personi me shumë kripë, lidhet me ekzemën.
Megjithatë ky studim ka kufizime pasi nuk tregon se kripa domosdoshmërish shkakton ekzemë. /L.F-dritare.net