Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i Urgjencës: Në fund të muajit rastet e reja me koronavirus, mund të rriten ndjeshëm!

Kreu i Urgjencës: Në fund të muajit rastet e reja me koronavirus,

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili arriti të mposhtë koronavirusin, sot ka ngritur shqetësimin se fundi i këtij muaji mund të sjellë një ndryshim të kurbës së pandemisë në vend. Ai tha në një intervistë për A2CNN, se masat e marra nga qeveria, nuk po zbatohen dhe kjo mund të sjellë një rritje të rasteve të reja. Duke qenë se masat u liruan rreth mesit të këtij muaji dhe periudha e inkubacionit të këtij virusi është dy javë, Brataj tha se në fund të këtij muaji do të shohim rezultatet që mund të jenë negative.

“Rezultatet e tanishme janë si rezultat i masave të marra, ndërsa efekti i lirimit të masave do të ndjehet nga fundi i muajit dhe fillimi i qershorit, sepse inkubacioni i virusit shkon deri në 14 ditë. Për fat të keq, njerëzit nuk po i respektojnë rregullat. Mosrespektimi i tyre duket si diçka normale. Është krijuar ajo ideja se Covid-19 nuk ishte diçka jo reale, por nuk është aspak kështu. Është frikë se sa do të jetë numri i të infektuarve pas dy javësh. Luhatja aktuale e shifrave është normale, pasi ka vetëm vatra, aktualisht në fasoneri në Durrës. Nuk ka infeksion në masë në Shqipëri dhe kjo erdhi si pasojë e izolimit"./L.F-dritare.net