
Kreu i SPAK takohet me përfaqësues të DEA. Në fokus bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave!
Dritare.net
Gjatë vizitës në SHBA, përfaqësuesit e SPAK kanë zhvilluar takim me përfaqësues të DEA. Në takim u fol për një bashkëpunim më efektiv, shkëmbim eksperiencash të informacionit me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike.
SPAK ka dhënë edhe një mesazh pas këtij takimi duke theksuar se mbetet i vendosur për të garantuar ndëshkim ndaj kujtdo dhe ndaj çdo pasurie me prejardhje nga trafiqet e drogës.
Prej datës 2 gusht, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e BKH, Aida Veizaj janë në vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së. Ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA./Xh.Xh/dritare.net

















