
Kreu i Ballit Kombëtar, Roshi: PD na ka vjedhur votat në mënyrë sistematike
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi ka folur rreth elektoratit të partisë së tij, të cilin nuk ka arritur ta ruajë për të qenë sadopak pjesëmarrës në zgjedhje dhe për këtë fakt ai shpjegoi edhe arsyet. Sipas Roshit, partia Demokratike i ka vjedhur sistematikisht votat e Ballit Kombëtar Demokratik.
“Votat tona Partia Demokratike na i ka vjedhur në mënyrë sistematike, gjithmonë dhe kjo dihet. Na i ka marrë votat dhe kam shumë fakte por nuk kemi fuqi ku t’i publikojmë. Kur vajta të bëj negociata me PD, shkova me program dhe pika të cilat do njësoheshin në programin e PD por në fund PD vetën na vodhi votat. Jemi të pafuqishëm për ta ndaluar këtë gjë dhe nuk i thuhet hajdutit mos vidh. Hajduti kur të vjedh nuk ta di për nder, të thotë isha i zoti t’i vodha.”, u shpreh Artur Roshi./Dritare.net

















