

Autoritetet greke në Kretë kanë bërë thirrje që qytetarët të vendosin maska, si pasojë e pluhurit nga Saharaja. Në ishull është vërejtur përqendrimi i madh i pluhurit afrikan.
“Të rriturit me sëmundje të zemrës dhe fëmijët me probleme të frymëmarrjes duhet të kufizojnë çdo aktivitet, veçanërisht jashtë”, thuhet në deklaratë.
Përveç kësaj, rekomandohen të mbahen mbyllur dritaret sa më shumë që të jetë e mundur, për të parandaluar futjen e pluhurit. /M.K-dritare.net

















