Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Në mbledhjen e mbajtur sot KQZ miratoi rezultatin për çdo qark po kështu edhe emrat e 140 deputetëve fitues.

Ndërkohë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim. Në zgjedhjet e 25 prillit u shpall fituese Partia Socialiste ndërsa PD doli forcë e dytë./L.F-dritare.net