
Sot është mbajtur seanca për shpalljen e vendimit pas rivlerësimit, për Tritan Hamitaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Trupa Gjykuese ishte e përbërë nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo). Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Hamitaj, ndërsa ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm.
Mësohet se nga rivlerësimi, atij i janë konstatuar probleme me pasurinë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale./L.F-dritare.net

















