
KPA konfirmon në detyrë prokuroren Manjola Kajana
Dritare.net
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të premten të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana, duke i hapur rrugën dekretimit të saj në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Vendimi u bë publik në faqen zyrtare të KPA.
Manjola Kajana e kaloi vetingun në shkallë në qershor të 2019, por Komisioneri Publik e ankimoi atë me argumentin se KPK nuk kishte kryer hetim të plotë.
Procesi në Kolegj u fokusua tek dyshimet për konflikt interesi përmes aplikimit të bashkëshortit të subjektit si i pastrehë në Fier si dhe marrjen e një kredie në Bankën Kombëtare Tregtare.
Pas administrimit të dokumentacionit të plotë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa pranoi se Kajana nuk kishte qenë në konflikt interesi dhe kërkoi konfirmimin e saj në detyrë./E.B-dritare.net

















